Transmetuar më 12-09-2019, 13:11
Ylli Manjani gjate nje deklarate kur ishte minister i Drejtesise

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet hapur kundër zyrtarit të lartë të SHBA për Ballkanin Perëndimor Mathhew Palmer.

Madje Manjani përmend dhe shkarkimin, si një dëshirë e tij. Ish-ministri shkruan se kur Trump të shkarkojë Palmer ndoshta i rikthehet besimi tek politika amerikane.

“Trump ka shkarkuar këshilltarin e Tij John Bolton?! Kjo dihej. Kur të shkarkojë Palmer-in, ndoshta më rikthehet besimi tek politika Amerikane…”, shkruan Manjani./b.l/noa.al/