Transmetuar më 12-09-2019, 13:05
Pas një vere të kaluar në një emision që nuk ishte parë në televizionet shqiptare si “Bukë me vete”
në brigjet e vendit, moderatorja Roza Lati rikthehet sërish në ekran.
Aventura me kamper dhe bukë me vete me personazhe të njohur të ekranit, do ia lërë vendin një tjetër emisioni, i cili në fakt nuk është i ri.
Roza ka zbuluar se pas afro një muaji pushime nga emisioni veror, ajo do të rikthehet me emisionin e saj “Why not” në Ora News.
Ajo ka publikuar një foto nga përgatitjet për sezonin e tretë të emisionit. /a.y/noa.al