Transmetuar më 12-09-2019, 11:32

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur detyrat e shtëpisë, ndërsa pret lajme pozitive në 18 tetor në lidhje me çeljen negociatat me BE.

“Edhe pas diskutimeve pesimiste që bëhen shpesh herë, ne do t’i fillojmë bisedimet me BE, pasi Shqipëria i ka përmbushur detyrat e shtëpisë. Italia dhe Greqia, jo vetëm që janë të detyruara, por edhe përmes negociatave ku janë përfshirë ministria jonë e Financave dhe e Jashtmja, ne duam tua njohim sigurimet emigrantëve. Ne kemi pasur vetëm një çështje për reformën zgjedhore, votën e emigrantëve. Votën e emigrantëve e kemi kërkuar dhe e kërkojmë.

Sa i përket rekomandimeve të OSBE/ODHIR, janë detyrime, edhe teksa presim 17-18 tetorin për të kuptuar nga KE datën e mundshme të nisjes së bisedimeve. Rekomandimet e OSBE/ODHIR janë themelore. Nëse i referoheni frymës së kushtetutës merren për bazë rezultatet e fundit në zgjedhje. PD, LSI rezultojnë të jenë parti parlamentare”, tha Balla.

Teksa nuk kurseu ironitë për opozitën dhe liderin e PD-së Lulzim Basha, Balla tha; “Harroje ti që kam dashuri për Lulzim Bashën. Gjeja e fundit që mund të më akuzosh kjo është, por kam respekt për historinë politike të vendit, dhe dialogut gjithëpërfshirës.

Në komisionin e reformës i është lënë karrige bosh PD për të ushtruar të drejtën e saj për të dhënë propozime, nëse nuk duan ta bëjnë kjo nuk do të thotë që reforma do të mbetet peng. Unë di që zonja Hajdari dhe Gjiknuri komunikojnë në mënyrë të vijueshme, ju nxis të mblidhni komisionin që do të ketë edhe dy anëtarë të tjerë”./b.l/noa.al/