Përmendet në spital pas aksidentit i paralizuar, zbulimi shokues për tre vajzat e tij
Transmetuar më 12-09-2019, 11:09

Pas një aksidenti shkatërrues me makinë, u zgjua në spital i paralizuar dhe mësoi se tre vajzat e tij kishin vdekur gjatë përplasjes.

Somchai Lurak, 26 vjeç, menaxher i një restoranti në Idaho të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbeti i plagosur rëndë, pasi një person i dehur e përplasi me makinën e tij duke ecur mbi 100 km/h, teksa familja kishte ndaluar për të respektuar semaforin.

E fejuara e tij, njerka e vajzave, 25 vjeçe, ishte në sediljen e parë të pasagjerit dhe nga përplasja theu disa kocka. Edhe Somchai shpëtoi, por i paralizuar.

Kur u përmend, në spital i dhanë lajmin se tre vajzat e tij Aneena, 6 vjeçe, Kya 5 vjeçe dhe Drayka, 3 vjeçe kishin vdekur.

Anthony Smock, vëllai i Smock thotë se është mrekulli që është gjallë nga aksidenti i muajit gusht, ndërkohë që nuk u ndjen këmbët e tij, teksa ndodhet në gjendje shoku.

Me synim rikuperimin e tij familja ka nisur një fushatë për mbledhje fondesh në GoFundMe, me synim përballimin e shpenzimeve, shkruan noa.al

Familja e të riut po mundohet që ta bëjë publike historinë e tij, për të rritur sensibilizimin lidhur me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...