Transmetuar më 12-09-2019, 10:00

Një operacion i policisë së Lezhës i koduar “Qarku” ka vënë në pranga një person të dënuar nga drejtësia italiane me 20 vite burg.

Nga ana e policisë pasditen e djeshme, e mërkurë, u bë arrestimi i të shpallurit në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 20 vite burg, për shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Në sajë të bashkëpunimit me qytetarët, u lokalizua dhe u vu në pranga i shpalluri në kërkim ndërkombëtar Erikson Tetaj, 23 vjeç, banues në Lezhë.

Arrestimi i tij u bë provizor me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Gjykata Monzas në Itali e ka dënuar Tetaj me 20 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. /a.y/noa.al