Transmetuar më 12-09-2019, 08:08

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një shifër që ka të bëjë me papunësinë.

“Me shifrën pozitive e tejet inkurajuese, të nxjerrë nga raporti i djeshëm i Institutit të Statistikave,

konfirmuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në foton e publikuar prej tij shkruhet se 11.5% është niveli i papunësisë në tremujorin e dytë të vitit 2019.

Duke përdorur fjalën “fakt”, thuhet se është shkalla më e ulët historike e papunësisë. /a.y/noa.al