Transmetuar më 12-09-2019, 07:58
Foto ilustruese

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke e Korfuzit i kapur me dy çanta me drogë.

Bëhet fjalë për 18 kilogramë e 860 gramë të zbuluar këtë të mërkurë nga policia.

Lënda narkotike ishte e ndarë dy çanta, ndërkohë që u zbulua në një zonë të pyllëzuar pranë bregdetit.

Një shqiptar i moshës 29-vjeçare u arrestua nga policia, ndërsa dy të tjerë me moshë 19 dhe 20 vjeç, janë shpallur në kërkim.

Detaje lidhur me operacionin dhe identitetin e shqiptarëve nuk bëhen me dije, për shkak se çështja është ende nën hetim. /a.y/noa.al