Transmetuar më 12-09-2019, 00:14

Pas debatit në emisionin Pressing në T7, Dardan Molliqaj i PSD-së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes në Kosovë, janë përleshur fizikisht.

Molliqaj dhe Abazi i kanë vazhduar përplasjet mes tyre edhe pas përfundimit të emisionit.

Pas ofendimeve, debati i tyre ka degjeneruar në përplasje fizike.

Drejtuesi i emisionit, Leonard Kerquki, ka shprehur keqardhje për publikun për atë që ndodhi pas emisionit.

Kërquki tregon se sipas asaj që ka thënë Abazi, Molliqaj dhe shoqëruesi i tij e kanë sulmuar.

Mirëpo akoma nuk është marrë versioni i Molliqajt.