Transmetuar më 11-09-2019, 23:34

Një makinë është aksidentuar mbrëmjen e sotme  tek ish-sheshi “Shqiponja”  në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbramjes së sotme, rreth orës 22:00.

Burime policore thonë për noa.al se një automjet me targa të huaja, me drejtues shtetasin E.D., 34-vjeç, banues në Shkodër, në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e pronësisë së mjetit si dhe të shkakut të daljes nga rruga./a.k/noa.al/