Transmetuar më 11-09-2019, 22:30

Shtëpia e re e Kombëtares do të jetë gati, së shpejti.

Ka filluar shtrimi i tapetit të stadiumi "Arena Kuq e Zi", ndonëse FSHF ende nuk ka vendosur nëse zyrtarisht  stadiumi i ri do të mbajë këtë emër.

Pas 4 ditësh përfundon shtrimi i tapetit dhe për një muaj stadiumi do jetë gati për të luajtur ndeshjen e parë.

Stadiumi do të jetë gati për ndeshje në nëntor, kohë kur Shqipëria do të presë Francën në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020”.

Stadiumi i ri i Kombëtares Shqiptare të futbollit ka një kapacitet prej 22.00 vendësh me të gjitha tribunat e mbuluara./a.k/noa.al/