Transmetuar më 11-09-2019, 22:31

Ngatërrimi i himnit të Shqipërisë në sfidën në transfertë ndaj Francës shkaktoi edhe incident diplomatik mes dy vendeve, por nuk ishte e vetmja gafë nga organizatorët  e ndeshjes.

Presidenti francez Macron i kërkoi një ditë më parë ndjesë Ramës për incidentin, ndërsa spikeri i stadiumit të “Stade le France”, në vend që t’i kërkonte falje Shqipërisë, i kërkoi Armenisë, duke bërë kështu një gafë edhe më të rëndë.

Maks, i cili prej vitesh është spiker i stadiumit, ka rrëfyer për “L’Equipe” makthin që përjetoi ato momente kur ngatërroi Shqipërinë me Armeninë, si edhe kohët e vështira ditë pas asaj gafe, deri tek ndeshja tjetër që Franca luajti mbrëmë, ndaj Andorrës.

"Nuk më ka ndodhur kurrë në më shumë se 500 evente sportive. Bëra një gabim të madh. Të jem i sinqertë, nuk e dëgjova veten duke e thënë diçka të tillë. E kuptova vetëm pasi më thanë të tjerët minuta më vonë. Truri im ishte bllokuar në ato momente. Me zor po prisja ndeshjen e mbrëmshme me Andorrën. Njerëzit mendonin se mos do futesha sërish në panik, por unë doja një ndeshje tjetër. Isha i paduruar për ta  ndrequr, dhe nuk kam fjetur për dy ditë", theksoi ai.

Në fillim të ndeshjes nuk u këndua himni i Shqipërisë, por ai i Andorrës, ndaj së cilës Franca luajti dy ditë më pas. Kjo shkaktoi zemërim te shqiptarët, ndërsa lojtarët nuk pranuan të jisnin ndeshjen pa u korrigjuar gabimi. /a.m/NOA.al