Transmetuar më 11-09-2019, 21:27

Deklaratën e Presidentit se gjatë protestave të opozitës ka pasur informacion se do të digjej Kuvendi, PD nuk e merr si akuzë ndaj opozitës.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se opozita nuk ka patur asnjëherë qëllim që të dhunojë apo djegë institucionet.

Gazment Bardhi: Ajo që garantoj unë në emër të PD është që nuk ka patur kurrë dhe nuk do të ketë kurrë asnjë përgatitje, tentativë apo mendim për të djegur apo dhunuar institucione, përfshirë edhe Kuvendin.

Përsa kohë unë nuk do të jetë lënduar një individ i vetëm nga opozita tregon që mund të ketë pasur episode që e kanë kaluar natyrën e një protestë normale, por në asnjë rast nuk ka pasur dhunë të organizuar nga opozita.

Prandaj dhe deklaratën e Presidentit nuk e kemi marrë si akuzë ndaj PD. Presidenti ka më shumë informacion  dhe kjo do të zbardhet në ditën në vijim.