Ngjarje e rëndë në Vlorë, pas konfliktit godet një grua dhe vajzën me sëpatë
Transmetuar më 11-09-2019, 19:41

Krimi brenda familjes godet sërish.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Vlorës.

Raportohet se një 27 vjeçar ka goditur me sende të forta gruan e xhahxait të tij, si dhe vajzën. U raportua se u përdor edhe sëpata.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Gumenicë.

Policia ka shkuar drejt vendngjarjes, ndërsa ende nuk dihet rrethanat e konfliktit që sapo ka ndodhur . Nga raportimet e para, gruaja dhe vajza që u goditën me sëpatë, pas një konflikti brenda familjes, janë jashtë rrezikut për jetën./a.m/NOA.al

Loading...
Loading...