Meta premton: Nëse hapen negociatat, do dekoroj Ramën me “Urdhrin e Skënderbeut”
Transmetuar më 11-09-2019, 18:32

Prej muajsh Presidenti Meta ka deklaruar se ka një shqetësim ta madh, dhe ky shqetësim lidhet me 18 tetorin, datën kur do të vendoset për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërisë.

Në këtë kontekst, i pyetur nga gazetarët nëse është xheloz për optimizmin e Kryeministrit Rama i cili mendon se negociatat do të çelen, Meta tha se nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë ai do ta dekorojë Kryeministrin me “Urdhrin e Skënderbeut”.

“Unë i jap dekoratë Edit në datë 18 tetor vetëm ai të marrë datën e çeljes së negociatave, ai le të mos e pranojë.

Unë do t’ia jap dekoratën, ai le të mos e pranojë, madje do i jap ‘Urdhrin e Skënderbeut’”, tha Meta. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...