Transmetuar më 11-09-2019, 17:59

Michael Schumacher ka rifituar "vetëdijen", pasi i është nënshtruar terapisë qelizave në një spital të Parisit. Ish-shefi i tij i F1, Jean Todt e viziton atë për 45 minuta, gjatë ditës së sotme.

Kampioni i Formula 1, shkoi për vizitë në spitalin Georges-Pompidou, në Paris, të hënën.

Schumacher tani është "i vetëdijshëm" pas transfuzioneve të qelizave burimore, pretendoi një prej stafit mjekësor.

50-vjeçari pësoi një dëmtim gati-fatal të trurit, në një aksident me ski në Alpet Franceze, në vitin 2013.

Ai kaloi në gjendje kome dhe humbi ndërgjegjen prej atij aksidenti.

Schumacher pritet të dalë nga spitali i Francës sot, me shpresë se do të rikthehet edhe para publikut pas një mungesë të gjatë./a.m/ NOA.al