Transmetuar më 11-09-2019, 17:45

Një pensionist, 77 vjeç, akuzohet për vdekjen e nënës, 36 vjeçe dhe djalit të saj tre vjeçar, të cilët u zhdukën më shumë se 40 vjet më parë, ndërsa policia vazhdon kërkimin e kufomave në gurore

Renee MacRae dhe djali i saj Andrew u panë për herë të fundit në një makinë në nëntor 1976.

Një burrë 77-vjeçar tani është akuzuar për vdekjen e tyre dhe është duke u përballur në gjykatë me akuzat.

Policia po kërkon në një gurore afër Inverness, pas hetimeve të fundit, për trupat e tyre.

Policia në Skoci tha që burri u arrestua në veri të Anglisë këtë mëngjes dhe akuzohet në lidhje me vdekjen e Renee MacRae dhe djalit të saj Andrew.

Zonja MacRae, 36 vjeçe, u pa për herë të fundit duke u larguar nga Inverness me djalin e saj tre vjeçar në 12 nëntor 1976.

BMË e nënës së dy fëmijëve u gjet e djegu , 12 milje në jug të qytetit.

Njeriu i akuzuar, pritet të paraqitet sot në Gjykatën e Sherifit Inverness.

Policia tha se zhdukja e tyre ka pasur një ndikim të paimagjinueshëm në jetën e familjes dhe miqve të Renee dhe Andrew, për disa dekada.

Oficerët e policisë dhe stafi nga i gjithë vendi, si dhe një numër agjencish partnere dhe kontraktorë, kanë bërë një punë të madhe në këtë hetim nga viti 1976 e deri më sot, duke arritur deri në këtë pikë, ku besohet se është gjetur vrasësi i tyre.

/a.m/NOA.al