Transmetuar më 11-09-2019, 16:49

Nisur me ecurinë e jashtëzakonshme dhe të paparashikuar të përfaqësueses së Kosovës në kualifikueset Euro 2020,  ndeshja e mbrëmjes së djeshme ndaj Anglisë, u përcoll me shumë entuziazëm nga shqiptarët.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bashkë me gruan e tij, Anitën, i janë bashkuar tifozëve në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës, për ta ndjekur bashkë me ta ndeshjen Kosovë-Angli.

Goli i parë i Kosovës në sekondat e parë të lojës solli një entuziazëm të madh, të cilit nuk i shpëtoi dot as Haradinaj.

Ramushi dhe Anita e shprehën entuziazmin e golit me një puthje të zjarrtë, që po bën xhiron e rrjetit.

Edhe pse Anglia fitoi dhe mori kreun e grupit, Kosova shënoi tre gola në këtë takim, duke mbetur e dyta dhe duke entuziazmuar tifozët e shumtë. /a.m/NOA.al