Transmetuar më 11-09-2019, 16:25

Në të gjithë vendin ka pasur fluks qytetarësh, në prag të përfundimit të afatit për vetëdeklarimin e të dhënave për pasuritë e paluajtshme që kanë në pronësi.

Procesi i vetëdeklarimit po bëhet për llogari të taksës së re të pronës që pritet të nis zbatimin së shpejti.

Pwr kwtw arsye, në Tiranë, UKT ka zgjatur oraret e pritjes për shkak të radhëve të gjata në sportele.

Taksa e re e pronës do të përllogaritet në varësi te sipërfaqes së pronës dhe vlerës reale të saj, brenda faturës së ujit. Qeveria ka përjashtuar disa kategori nga kjo taksë, siç janë, banesat sociale, objektet e kultit, kryefamiljarët me ndihmë ekonomike si dhe pensionistët kryefamiljarë. Këta të fundit të duket se janë më të rregulltit edhe pse përjashtohen nga pagesa e këtij detyrimi.

Afati për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit të banesës është deri në datën 30 tetor dhe nuk ka ende një vendim për shtyrje të këtij afati.

Me vete duhet të keni 

UKT vendos në dispozicion specialistët që do ju ndihmojnë për të plotësuar formularin e vetë-deklarimit, mjafton të paraqiteni në njërën nga Pikat UKT.

Me vete duhet te keni

ID,

dokumentin e pronësisë (çertifikata e pronësisë me kartelën e pasurisë, ose kontratën e shit-blerjes, dhurimit apo shkëmbimit, osë akt-privatizimin apo vetë-deklarimin e ALUIZNI-t, si dhe rivlerësimin e fundit të pasurisë nëse e dispononi)

Librezën e ujit ose faturën e muajit të fundit

Pikat ku mund të paraqiteni

Pika UKT, Njësia Nr. 1- Rr. "Bardhyl" – E hënë- shtunë 08:00-20:00.

Pika UKT, Njësia Nr. 2- Rr. “Petro Nini Luarasi”, pranë Tregut Elektrik- E hënë- shtunë 08:00-20:00.

Pika UKT, Njesia Nr. 5 – Rr. “Llazi Miho”, Kombinat- E hënë- shtune 08:00-20:00.

Pika UKT, Rr. e “Kavajës”, pallatet Delijorgji – E hënë- shtunë 08:00-20:00.

Pika UKT, Drejtoria Rajonale, Sauk – E hënë – premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.

Pika UKT -Rruga “Muhamed Deliu”, pranë Freskut – E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.

Pika UKT Rruga "Budi"- E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.

Pika UKT Rr. “Aleksandër Moisiu”, përballë Min. se Kulturës- E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.

Pika UKT, Blv. Zhan D’Ark, përballë Maternitetit të Ri – E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.

Pika UKT, Rruga "Teodor Keko", pranë Astir- E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.

Pika UKT, Kodër Kamëz – E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunen 08:00-13:00.

Njësia Nr. 3 – Rr. “Jusuf Vrioni”, Blloku Vasil Shanto – E hënë- premte 08:00-15:30 dhe të shtunën 08:00-13:00.

Njësia Nr. 4- Rruga “Artan Lenja”, Pranë Rep. të Zjarrfikseve- E hënë- premte 08:00-15:30 dhe të shtunën 18:00-13:00.

Zyrat Qëndrore UKT, Rruga e “Kavajës” – E hënë- premte 08:00-16:30.

/a.m/NOA.al