Transmetuar më 11-09-2019, 15:41

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli kishte sot ditëlindjen, ndaj edhe kolegët e saj në Kryesinë e Kuvendit, i kishin rezervuar një surprizë, në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm Parlamentar.

Mimi Kodheli mori përgëzime të shumta nga ish-kolegë ministra, si Bushati, Gjermeni, apo edhe deputetë të opozitës parlamentare, si Rudina Hajdari, Ralf Gjoni, Reme Lala etj.

Ishte kjo e fundit, që u ngjit në zyrën ku do të zhvillohej mbledhja me një buqetë të madhe me lule, duke i bërë në mënyrë surprizë dhuratë Mimi Kodhelit, ndërsa ajo festonte sot 55-vjetorin.

/a.m/NOA.al