Transmetuar më 11-09-2019, 14:41

Një grua 56-vjeçare është drejtuar në urgjencë, pasi përjetoi dhimbje barku dhe dhimbje ndërsa urinonte dhe këtë po e vuante prej tre ditësh.

Ajo u tha mjekëve se po ashtu kishte përjetuar dhimbje të vogla abdominale gjatë gjashtë muajve të fundit dhe kur fillimisht kërkoi trajtim, u diagnostikua me infeksion të rrugëve urinare dhe i dhanë antibiotikë.

Por dhimbja e saj vazhdoi pas trajtimit dhe u bë aq e fortë saqë 56-vjeçarja u detyrua të shkonte sërish në spital. Pas ekzaminimeve, mjekët gjetën një masë të fortë në barkun e saj, gjë që i shtyu të bënin një skaner.

Ata zbuluan se masa “e lëvizshme” ishte në të vërtetë një gur masiv i fshikëzës, me gjatësi diametri 11 centimetra. Mjekët ishin në gjendje të hiqnin me sukses gurin e fshikëzës, dhe gruaja nuk vuajti nga ndonjë ndërlikim tjetër.

Por një rast si ky është i rrallë dhe ndodh mesatarisht në vetëm 5% të njerëzve. /b.l/noa.al/