Transmetuar më 11-09-2019, 12:37

Tre shqiptarë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së një kamioni me një Volkswagen ku udhëtonin tre shqiptarë, me moshë 20, 22 dhe 60 vjeç.

Aksidenti dyshohet të ka ndodhur gjatë një manovre parakalimi, duke bërë që makina të përplaset me kamionin.

Tre shqiptarët të cilët ndodheshin në Volkswagen, mbetën të plagosur duke u dërguar në spitalin e San Benedetto, ku dhe ndodhi ngjarja.

Përplasja ndodhi në zonën e Santa Lucia të San Benedetto, duke çuar në bllokimin e autostradës.

Dyshohet se shqiptarët ishin duke shkuar për në punë, ku si pasojë e nxitimit tentua të parakalonin kamionin, duke u përplasur. /a.y/noa.al