18 vjet nga sulmet terroriste në SHBA, Shehu: Nuk duhet harruar për të mos u përsëritur
Transmetuar më 11-09-2019, 12:16

Ish deputeti demokrat Tritan Shehu, përkujton sot përmes një statusi në facebook 18 vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA. Shehu shkruan se sulmi i 11 shtatorit ndaj SHBA nuk duhet harruar edhe për mesazhin e rrezikut, sipas tij, që i kanoset demokracisë e njerëzimit nga çmenduria e kriminalitetit ekstrem.

“Nuk duhet te harrohet kurre “11 Shtatori. Jo thjesht për mijëra viktimat e asaj dite, por dhe për mesazhin e rrezikut që ju kanos e vazhdon t’i kanoset demokracisë e njerëzimit nga çmenduria e kriminaliteti ekstrem i radikalizmave, indokrinimeve, ekstremizmave, terrorizmit të bazuar mbi anti vlerat dhe të përdorur politikisht nga despotë në Globin tonë.

Sulmi i 11 Shtatorit ndaj ShBA, këtij vendi lider e garanci e lirive, demokracisë, të drejtave universale, ishte një sulm kundër të gjithë njerëzimit, aspiratave njerëzore të bazuara në paqe, prosperitet e dinjitet. Nuk duhet haruar kurrë për të mos u përsëritur, apo për t’u përballuar cdo provokacion a agresion i tillë i mundshëm kudo në botë.” shkruan Shehu./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...