Transmetuar më 11-09-2019, 12:00

Për Tottenham vjen një goditje tjetër për mesfushën. Është pikërisht transferta më e freskët e Spurs i cili do të qendrojë jashtë fushave deri në fund të tetorit.

Bëhet fjalë për Giovani Lo Celso i cili iu bashkua anglezëve në ditën e fundit të merkatos nga Real Betis në formën e një huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. Tottenham janë të gatshëm të paguajnë 55 milionë euro për të përfituar shërbimet e lojtarit.

Është konfirmuar që Lo Celso është rikthyer dje në Angli orën 17:00, duke u larguar nga angazhimi me kombëtaren. Ai u dëmtua gjatë ndeshjes së Argjentinës me Kilin të enjten që përfundoi 0-0. Gjatë përplasjes ai dëmtoi legenin, me lojtarin që thotë se nuk ndjen shqetësime.

Por pas ekzaminimit të stafit mjekësor të Argjentinës ata vendosin që Lo Celso të qendrojë jashtë fushave deri në fund të tetorit.

Dëmtimi i 23 vjeçarit do të ndjehet në mesfushë pasi dhe lojtarë të tjerë si Dier, Foyth,Kyle Walker e Ndombele nuk janë në gjendje fizike të luajnë. Kështu Pochettino duhet të mbledhë dhe të organizojë skuadrën pasi ndeshja e ardhshme për Spurs është ditën e shtunë kundër Crystal Palace./b.l/noa.al/