Transmetuar më 11-09-2019, 11:58

Nga aktiviteti i përjavshëm i bashkëqeverisjes, Kryeministri Edi tha se platforma e bashkëqeverisjes është zgjidhje në kohë reale e problemeve dhe se kushdo që i shkruan platformës është po aq i fortë sa një deputet apo kryebashkiak.

Ai tha se letrat deri para disa kohësh mbeteshin rrugët dhe qytetarët nuk merrnin përgjigje, ndërsa Kryeministria i delegonte tek ministritë.

Sipas tij, ministritë i harronin në sirtarë dhe qytetari mbetej pa përgjigje.

“Sot nuk ka qytetar të shkruajë dhe të mos marrë përgjigje, jo natyrisht gjithmonë pozitive se ka raste kur kërkesa është e padrejtë. Kjo platformë duhet të shërbejë edhe për deputetët, kryetarët e bashkive dhe drejtorët në përgjithësi, të cilët sipas tij nuk kanë vepruar deri më tani për të ndihmuar qytetarët”, u shpreh Rama.

Kryeministri deklaroi ajo që po ndodh edhe në rastin e deputetëve është që kanë filluar intensivisht të shfrytëzojnë platformën, duke e shfrytëzuar, dhe është platforma që lidh qytetarin me institucionin. /a.y/noa.al