Transmetuar më 11-09-2019, 11:40

Me pushime në liqenin e Comos në Itali bashkë me të shoqen Amal Alamuddin dhe fëmijët binjakë Ella dhe Alexander, aktori George Clooney shfaqet shumë ndryshe nga sa e mbajmë mend.

Mediat italiane kanë publikuar fotografitë e yllit të Hollywood, teksa shëtit me skaf me familjen.

Me flokët e thinjur komplet, mjekër të gjatë, aktori i tregon më së miri 58 vitet që mban mbi supe.

Duket se i etiketuari ndër vite si “beqari i përjetshëm”, është mbledhur për shtëpi dhe pas familjes, duke e lënë disi pas dore pamjen e tij.

Për më tepër shfletoni fotogalerinë. /a.y/noa.al