Transmetuar më 11-09-2019, 10:29

Impakti i parë i imazhit është shokues: dy fëmijë të ulur në stadium dhe njëri prej tyre tymos qetësisht një cigare. Por e vërteta është krejt tjetër.

Pamjet vijnë nga Turqia, ku në rrjetet sociale ka lindur indinjatë e thellë, pas një postimi gjatë ndeshjes mes Bursaspor dhe Fenerbahce në Timsah Arena të Bursës.

Kamerat fiksuan imazhin e dy fëmijëve, ose të paktën ashtu duken.

Në të vërtetë njëri prej tyre ishte fëmijë, ndërsa personi në krahë që pi duhan është një i rritur 36 vjeç, veçse ka pamje fëmije dhe është pa mjekër.

Ky është rasti i radhës që provon se pamja gënjen. /a.y/noa.al