Transmetuar më 11-09-2019, 09:10

Kompania Tokyo Electric Power, e cila menaxhon centralin nuklear japonez Fukushima, i dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe tsunami i marsit të vitit 2011, do e derdhë direkt në oqeanin Paqësor, ujin radioaktiv.

Është kjo deklarata që tha ministri i Ambientit, Yoshiaki Harada, duke nënvizuar se është e vetmja zgjidhje e mundshme.

Pas tërmetit që goditi centralin, më shumë se një milionë tonë ujë u kontaminua.

Bëhet fjalë për ujin që vjen nga ftohja e reaktorëve dhe nuk ka më vend për ujë tjetër,

çka detyron shkarkimin në Paqësor. /a.y/noa.al