Transmetuar më 11-09-2019, 08:00

Teksa kanë kaluar dy vite nga martesa e çiftit të njohur Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, ka qenë gazetari Sokol Balla, ai që është kthyer pas në kohë.

Mbrëmjen e së martës, ai ka publikuar një fotografi nga dasma, ku shihet me çiftin.

Këtë foto e ka shoqëruar edhe me disa fjalë vlerësimi, duke sjellë edhe reagimin e çiftit.

“Unë nuk para shkoj në ngjarje, por dasma para 2 vitesh e 2 miqve të mi Getoar Selimi dhe Marina Vjollca ishte një “shpërthim”. Urime dhe njëherë dy vite më pas, jeni të mirë dhe të bukur sërish”, shkruan Balla.

Këtij komenti Geti ia kthen, “Shumë faleminderit Kol”, ndërsa Marina shkruan, “Të faleminderit shumë, të nderuar që të patëm”. /a.y/noa.al