Transmetuar më 11-09-2019, 07:51

Anxhela Peristeri ishte e ftuar pasditen e kësaj të marte tek “Rudina”, ku gjatë emisionit foli për projektin e saj më të ri “Shpirt i bukur”, por edhe për jetën personale.

Për herë të parë, Anxhela pranoi se është në një lidhje dashurie.

Këngëtarja u shpreh se nuk i pëlqen të bëjë dasmë, por në plane ka bashkëjetesën.

Anxhela dha edhe lajmin e bukur se së bashkë me partnerin po planifikojnë të bëhen me fëmijë.

“Edhe unë e dua një fëmijë”, tha Anxhela. “Po ai ka dëshirë?”, e pyeti Rudina. Ndërsa Anxhela e vendosur në siklet tha se kur të vijë koha do flasë.