Transmetuar më 10-09-2019, 23:08

Një studim i ri i realizuar në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka zbuluar ngadalësimin e plakjes.

Por jo vetëm kaq, studimi tregons e shkencëtarët janë në gjendje jo vetëm ta ngadalësojnë por edhe ta kthejnë mbrapsht atë, pak a shumë ashtu sic ndodh në filmin e famshëm amerikan “rasti i çuditshëm i Benjamin Button”.

Një grupi vullnetarësh në Kaliforni u ishte dhënë për një vit rresht një koktejli i përbërë prej tre mjekimesh të zakonshme: një hormon rritjeje dhe dy ilaçe diabeti.

Kërkuesit po përpiqeshin ti testonin medikamentet me shpresën e rigjenerimit të gjëndrës së timusit.

Por pas analizave të mëtejshme, ata zbuluan fare rastësisht se pjesëmarrësit kishin humbur gati 2,5 vjet “në orën e tyre epigjenetike”, e matur nga verifikimi i gjurmëve në genomet e një personi.

Sipas revistës “Nature”, sistemi imunitar i pjesëmarrësve në studim gjithashtu tregonte shenja përtëritjeje.

Revista tregon më tej se edhe vetë shkencëtarët e përfshirë ne eksperiment, mbetën të shokuar nga rezultatet e tij.

“Prisja të shihja një ngadalësim të orës, jo kthim të saj mbrapsht”, tha për “Nature” Steve Horvath, njëri prej shkencëtarëve të përfshirë ne eksperiment.

Gjithsesi gjetjet janë paraprake, ndersa autorët e përfshirë në studim thonë se nevojiten hulumtime të reja.