Transmetuar më 10-09-2019, 23:04

Kreu i FSHF-së, Armand Duka, nuk e fshehu entuziazmin pas fitores 4-0 ndaj Islandës.

"Isha i bindur se të gjithë, pavarësisht nga momentet e vështira, do "kthjelloheshin" dhe do vazhdonin të jepnin dashuri për këtë KOMBËTARE, në ditë të mira dhe të keqija", theksoi Duka.

"Djemtë kishin nevojë  për këtë dashuri dhe sot na e shpërblyen.. Futbolli nuk ka të bëjë vetëm me këmbët, por sidomos kur luan me Kombëtaren mbi të gjitha ka të bëjë me zemrën"

"Sot më shumë se kurrë jam i bindur se ne do të vazhdojmë të jemi bashkë në ditë të mira e të keqija…Për më tepër ëndrra vazhdon….", theksoi Duka.

Odise Roshi, zbuloi se Kryeministri Edi Rama i takoi para ndeshjes dhe u tha se kishte besim tek ata.

Rama ishte shprehur se Shqipëria do të fitonte, por nuk dinte rezultatin.

"Synimi ishte një paraqitje shumë e mirë në Francë, por u ndëshkuam dhe synimi ynë ishte që të fitonim ndaj Islandës", theksoi Roshi më tej.

"Islanda në katër ndeshjet e fundit, na kishte marrë 9 pikë. Kjo fitore kishte edhe për këtë arsye vlera, veçse na rikthente në garë. Nuk mendoj se duhet të kritikohemi, pa të drejtë. Fituam dhe duhet t’i gëzohemi këtij momenti", shtoi Odise Roshi.

Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli në avantazh 1-0 pjesën e parë të ndeshjes ndaj Islandës.

Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë të mirë, duke mos e lejuar kundërshtarin të krijojë asnjë rast të rrezikshëm.

Dermaku gjeti golin e parë pas një kërcimi të bukur me kokë.

Por edhe pse u ndëshkuan në fillim të pjesës së dytë, Kuqezinjtë zhvilluan një nga takimet më të mira në këto kualifikuese.

Kapiteni Elseid Hysaj dhe Odise Roshi kaluan dy herë të tjerë në epërsi Shqipërinë, teksa Islanda e barazoi po dy herë rezultatin. Ishte Sokol Cikalleshi, ai  që vulosi fitoren 4-2 në favor të Shqipërisë 2 minuta para se të mbyllej ndeshja .

Përmes disa zbritjeve të rrezikshme nga ana e saj, Shqipëria e gjeti golin me Kastiot Dermakun, në 32′.

Pas një krosimi në zonë të Memushaj, Dermaku kërceu dhe me kokë dhe e çoi topin në rrjetë.

Nëse kuqezinjtë mbajnë këtë avantazh, deri në fund të ndeshjes, do të ngiten në kuotën e 9 pikëve, duke pasur shpresa të arrijnë Islandën në fund të kualifikuesve.

Franca po fiton me Andorrën 1-0 dhe Turqia me të njëjtin rezultat ndaj Moldavisë.  Coman shënoi për Gjelat në 18′, ndërsa Griezman humbi një 11 metërsh.

Në pjesën e dytë Lenglet dhe Yeder në fund të ndeshjes shënojnë dy golat e fitores 3-0 për Francën.

Golin për Turqinë e shënoi Tosun në 37′.

Në 57′ Deniz Turuc shënoi golin e dytë dhe në  79′ i njëjti lojatr realizoi edhe golin e tretë.  Në 88′ Yusuf Yazici vulos fitoren e thellë për turqit.

Të dyja këto ekipe shkojnë në kuotën e 15 pikëve dhe shihen favorite për të prerë biletat e kualifikimit.

Klasifikimi          N             G+/-     P                           

Turqia                   6              12          15

Franca                   6              15          15

Islanda                  6              1             12

Shqipëria             6              1             9

Moldavia             6              -15         3

Andorra               6              -14         0

/a.m/NOA.al