Humbja e parë për Kosovën pas 15 ndeshjesh, vjen përballë shpikësve të futbollit
Transmetuar më 10-09-2019, 22:43

Ka ardhur përballë anglezëve humbja e parë pas 15 ndeshjesh për Kosovën.

Takimi i luajtur këtë mbremje në Southampton, e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020”, ka përfunduar me rezultatin 5-3 në favor të anglezëve.

Ka qenë Kosova ajo që ka kaluar fillimisht në avantazh me anë të Valon Berishës që në minutën e parë.

Anglezët kanë marrë epërsinë me 5 gola nëpërmjet Sterling 8’, Kane 19’, Vojvoda 38’ (autogol) dhe Sancho 44’, 45+1’.

Me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë e këtij takimi.

Pjesa e dytë ka nisur sërish e vrullshme për Kosovën.

Goli i dytë për përfaqësuesen e Kosovës, ka ardhur sërish nga Berisha në minutën e 49’.

Goli i tretë për Kosovën është shënuar nga Vedat Muriqi në minutën e 55’.

Në minutën e 65’ ka patur një tjetër anglezët kanë humbur një 11-metërsh nga Kane.

Pas kësaj fitoreje Anglia kryeson grupin A me 12 pikë, ndersa Kosova zbret në vendin e tretë me 8 pikë, një më pak se Çekia e vendit të dytë./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...