Transmetuar më 10-09-2019, 22:21

Sa perverse aq dhe e dhimbshme. Sa e dënueshme penalisht aq edhe e papranueshme për shoqërinë: Fëmijë që sillen rrotull rrugëve të Tiranës për t’i gjetur klientë të ëmës së tyre, e cila shet trupin me lekë për të shuar epshe seksuale.

Emisioni ‘Stop’ në Tv Klan ka denoncuar një rast skandaloz të prostituimit në një nga akset më kryesore të Tiranës. Përmes kameras së fshehtë, ‘Stop’ ka filmuar sesi një grua ushtron aktivitetin ilegal pranë kompleksit malajzian tek kthesa e Kamzës.

Nga kjo situatë janë shqetësuar banorët, të cilët janë ankuar disa herë në polici, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Gjithçka ndodh si ritual i përnatshëm pas orës 22:30, nën hundën e policisë.

Ajo që e bën këtë ngjarje akoma më të rëndë, është prania e dy fëmijëve të mitur të gruas që prostituon në rrugë. Djali i madh i saj 12 vjeç, dhe i vogli 6 vjeç, shërben si tutor i vetë nënës së tij. Përmes kamerës së fshehtë, ‘Stop’ ka zbuluar se djali 12-vjeçar negocion me klientë të mundshëm dhe drejtues automjesh që ndalojnë aty për nënën e tij!?

Banorët e zonës aty pranë, nën kushtet e anonimatit, thonë se kjo situatë është bërë shqetësuese.

Banore: ‘Unë jam një banore e kompleksit malajzian përballë Casa Italia. Si banorë këtu janë 2 mijë vetë që kanë të njëjtin shqetësim. Jemi drejtuar në polici disa herë. Është një zonjë me dy fëmijë të mitur që vjen pas orës 22:30 dhe pret klientët e saj këtu. Fëmijët janë njëri rreth moshës 12 vjeç, vajza është 7 vjeç. Fëmija 12 vjeç bën tutorin e nënës. Këtu mblidhen makina pafund, bërtasin, fëmijët qajnë. Ndonjëherë klienti nuk i jep lekët, zihen me grushte, shahen, ofendohen. Kemi frikë të dalim poshtë’.

Banore: ‘Jam në kat të parë, i ndjej zhurmat. Nuk dalim dot jashtë. Na vijnë fëmijë vonë natën, ne duhet të dalim t’i presim. Është bërë jetë e pajetueshme në këtë zonë këtu. Ky fenomen po ndodh për rreth gati 1 vit’.

Një person i infiltruar i ‘Stop’, që shfaqej si klient, ka zbërthyer përmes kamerës së fshehtë të gjithë këtë aktivitet kriminal. Pak metra më tutje qëndron një patrullë policie, e cila nuk ndërhyn por qëndron në distancë. Zonja që prostituon thotë se i njeh policët dhe nuk i shkaktojnë probleme.

Qytetari– Çakmak!

Qytetari– Na trëmbe me k’ta policat.

Qytetari– Çakmak!

Gruaja– Si, si?

Qytetari– Çakmak!

Gruaja– Ça më thua mua re?! Ku ikën ata? (Pyet për policët)

Qytetari– Lë, se kemi hallin e policisë!

Gruaja– I njof ata unë, po hë…!

Djali– Ma jep një cigare!

Qytetari– Të jap unë një cigare, po ik gjemë një çakmak!

Qytetari– Fëmijët e tu janë ata?

Gruaja– Po!

Qytetari– Çuna i ke të dy?

Gruaja– Po!

Qytetari– Sa vjeç janë?

Gruaja– 12, 6!

Djali 2- Iku policia? Shif njëherë!

Qytetari– Jo mo, k’tu janë. K’shu vijnë për ditë k’ta? (Policët)

Qytetari– K’shu vijnë k’ta?

Djali 2- Rrijnë këtej.

Qytetari– Ti, si e ke emrin ti, Ronaldo?

Djali 2 – Bledi!

Qytetari– Bledi, ta gëzosh! Flokët i paske yll fare. Do më gjesh noi çakmak?

Djali 2- Nuk e di ku ka, as ai s’kishte.

Qytetari– Po kujt ia dhe atë cigaren ti?

Djali 2- Kë?

Qytetari– Cigaren, kujt ia dha ai?

Djali 2- Më duket, se ia dha atij atje.

Qytetari– Ah, policit, hë?

Djali 2– Policit, policit, policit…

Qytetari– Po pra. janë dy.

Qytetari– Hë rrushi ngrije edhe çikë, ngrije, po për të kërcyer, kërcen?

Djali 2- S’paska pyetje hë xhaxh…(nuk kuptohet mirë)

Gruaja– Po ti më shumë pyet, sesa…. (Nuk dëgjohet)

Qytetari– Hë 50 mijë lekë!

Gruaja– Pastaj, do punoj çikë unë dhe pastaj më vonë.

Qytetari– Hë, më vonë, të vij më vonë unë, 50 mijë lekë?

Gruaja– Hë!

Qytetari– Në rregull!

Gruaja– Pse nuk më jep 100 mijë lekë ti mua dhe të shkojmë në vendet më të bukura edhe të rrij unë sa të dush ti, kurse këtu s’është’noi gjë kush e di, s’po të kërkoj noi gjë të madhe…

Gruaja– E kupton ti?

Qytetari– Vetëm një të prishur e ke 30 mijë lekë ti?

Gruaja– Jo, 10 të prishur…

Qytetari– Hë? Hë, se s’po tallem!

Gruaja– Oooooooo….

Qytetari– Vetëm një të prishur do marrësh 30 mijë lekë?! Po janë shumë!

Gruaja-….

Qytetari– Ti je dhe me taka.

Gruaja– Hajt!

Qytetari– Hë, se jemi andej ne!

Gruaja– Hajde k’tej!

Qytetari– Ku do vemë?

Qytetari– Po jemi andej më…

Gruaja: Po me rrushi, hajde futemi këtu!

Qytetari– Po!

Gruaja– Hajd, se jemi aty!

Qytetari– Po fëmijët? Se mos na vijnë këtej fëmijët..?!

Gruaja– Nuk vijnë, jo!

Qytetari- Po nuk do vish, se jemi me çunat atje më?