Kosova e pafuqishme përballë Anglisë, e nis bukur por pëson 5 gola
Transmetuar më 10-09-2019, 21:37

Kosova e ka mbyllur me humbje pjesën e parë përballë anglezëve.

Pjesa e parë e këtij takimi, e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020”, që po luhet në Sauthampton, përfundoi me rezultatin 5-1 në favor të vendasve.

Ka qenë Kosova ajo që ka kaluar fillimisht në avantazh me anë të Valon Berishës që në minutën e parë.

Anglezët kanë marrë epërsinë me 5 gola nëpërmjet Sterling 8’, Kane 19’, Vojvoda 38’ (autogol) dhe Sancho 44’, 45+1’.

Kosova e nisi takimin me këtë formacion: Muric, Hadergjonaj, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Voca, Halimi, Muslija, Celina, Berisha, Muriqi./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...