Transmetuar më 10-09-2019, 21:32

Shtëpia e re e Kombëtares do të jetë gati, së shpejti.

Ka filluar shtrimi i tapetit të stadiumi "Arena Kuq e Zi", ndonëse FSHF ende nuk ka vendosur nëse zyrtarisht  stadiumi i ri do të mbajë këtë emër.

Pas 4 ditësh përfundon shtrimi i tapetit dhe për një muaj stadiumi do jetë gati për të luajtur ndeshjen e parë.

Ndërsa inaugurimi do jetë në nëntor, kur Shqipëria të presë Francën.

Duket se është planifikuar kjo ndeshje e madhe./a.m/NOA.al