Transmetuar më 10-09-2019, 20:52

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme Lezhën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme ora 20.16, ku u qëllua pranë Katedrales dhe jo larg spitalit lokal, drejt një personi, siç shihni fotot nga vendngjarja që ju sjell noa.al.

Nga informacionet paraprake është plagosur shtetasi A.K, 37 vjeç, i cili është qëlluar në të dy këmbët duke marrë plagë serioze.

I plagosuri është transportuar për në spitalin rajonal të këtij qyteti, raporton noa.al.

Policia e Lezhës tha se ka identifikuar autorin e plagosjes së 37 vjeçarit dhe po vijon ndjekja për kapjen e tij. I dyshuari është A.D., banor i Lezhës.

Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta, por detaje të tjera janë të paqarta.

Policia tha se vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al/