Transmetuar më 10-09-2019, 20:41

Të shtunën që lamë pas Shqipëria u përball me Francën në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020”.

Ky takim përfundoi me rezultatin 4-1, në favor të “gjelave”, por para nisjes së ndeshjes ndodhi një incident me himnin tonë.

Gafa me himnin shqiptar, pritet t’i kushtojë shtrenjtë Federatës Franceze të Futbollit.

“L’Equipe” bën me dije se ngjarja nuk është pritur mirë nga UEFA, që ka hapur një procedim disiplinor për “gjelat”.

Media franceze raporton se dënimi do të bëhet publik në datën 17 tetor, teksa Franca pritet të dënohet me 100 mijë euro nga UEFA, ndërkohë që mund të ketë edhe pezullim të fushës.

Kujtojmë që ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë nisi me 7 minuta vonesë, pasi në “Stade de France”, pasi u ekzekutua himni i Andorrës./a.k/noa.al/