“Vendosa të flas me zë të lartë”, Bleona paralajmëron se po rikthehet fuqishëm në tregun muzikor
Transmetuar më 10-09-2019, 20:35

Më herët ishte shprehur se nuk ka hequr dorë nga muzika.

Ajo rikthehet pas një mungese, me një këngë që i dedikohet të gjithë atyre që urrejnë.

Këngëtarja e mirënjohur Bleona Qereti nga qendra e Kalifornisë, i ka paralajmëruar fansat që me datë 27 Shtator, do ta publikojë zyrtarisht këngën e saj më të re.

Përmes një shkrimi në profilin e saj në Instagram, këngëtarja ka shpërthyer ndaj dukurive negative që po e irritojnë.

"Vendosa të flas me zë të lartë për një fenomen që është bërë pjesë e jetës së të gjithëve, i cili është duke përdorur median sociale – veçanërisht #Kërkesat. Por jo shumë prej nesh kanë guximin ta tregojnë për atë që është në të vërtetë: Një kancer!!! Unë po flas për komentet e njerëzve miserabël të cilët, shumicën e kohës, dërgohen nga llogari fiktive…".

Bleona Qereti nuk dorëzohet e duket se po lufton ndaj fenomeneve negative, me këngën e re që po vjen./a.m/NOA.al

Loading...
Loading...