Transmetuar më 10-09-2019, 19:50

Një histori frymëzuese vjen nga kufiri mes Kenias dhe Etiopisë, ku një polic la armën dhe filloi t’u mësojë nxënësve matematikën.

Frika nga pasiguria bëri që mësuesit të mos vinin më mësim dhe këtë rol vendosi t’a marrë vetë polici.

Jairus Mulumia ishte pjesë e një ekipi të sigurisë në shkollën fillore Forole pas një seri sulmesh në zonë ku u vranë disa persona.

“Pasi morëm lejen nga drejtori, Mulumia u fut në klasën 5 dhe filloi t’i mësojë nxënësve matematikë”, u than ë një deklaratë të Education Development. /k.k/noa.al/