Transmetuar më 10-09-2019, 19:46

Në "Elbasan Arena", teksa pritet të nisë pas pak çastesh ndeshja kualifikuese Euro 2020, Shqipëri-Islandë, atmosfera për shkak të disa rezultateve zhgënjyese të ekipit kuqezi nuk ka qenë ajo e zakonshmja. Megjithatë stadiumi është duke mbushur.

Shqipëria e humbi ndeshjen e kaluar me Islandën, ndërsa ka vetëm dy fitore pas pesë ndeshjeve të para. Islanda ka 12 pikë, aq sa dy ekipet e tjera kryesuese, Franca dhe Turqia.

Mes tyre ka edhe tifozë speciale. Presidenti Ilir Meta, i cili tre ditë më parë ndoqi ndeshjen e Kosovës, kundër Çekisë, tha nga kafja e lagjes, se po drejtohet stadiumit të Elbasanit për të përkrahur kuqezinjtë.

"Nga kafja e lagjes: Gati për "Elbasan Arena"!", ishte mesazhi i Presidentit Meta. /a.m/NOA.al