Transmetuar më 10-09-2019, 19:26

Prania e algave të gjelbra, helmuese dhe vrasëse brenda pak sekondash, ka detyruar autoritetet franceze që të mbyllin gjashtë plazhe.

Sipas të dhënave, mësohet se këto alga lëshojnë gazra helmues sapo lëvizen nga vendi, dhe mund t’i bëjnë vizitorët të humbin ndjenjat dhe të mos marrin dot frymë.

Sipas "France 24", tre persona kanë humbur jetën deri tani, ndërsa kanë ngordhur edhe kafshë.

Në korrik, një 18-vjeçar dhe një pensionist 70-vjeçar humbën jetën brenda pak ditësh në plazhet e Bretanjës. /k.k/noa.al/