Transmetuar më 10-09-2019, 18:23

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar Këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare, John Bolton.

“Unë e njoftova John Bolton mbrëmë se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë”, shkroi Trump.

Ai vijon duke nënvizuar se “nuk u pajtova me shumë nga sugjerimet e tij”, ndërsa këshilltari i ri do të emërohet javën e ardhshme.

Ndërkohë vetë Bolton ka deklaruar se i kishte ofruar dorëheqjen Presidentit Trump. /k.k/noa.al/