Transmetuar më 10-09-2019, 17:07

Ish-deputetja Grida Duma është shfaqur me një sens sportiv ndaj pyetjeve të dy moderatorëve “Në Shtëpinë Tonë”.

Ndërsa ata i kërkuan të personifikonte fotot e politikanëve duke kaluar nga ushqimet tek ëmbëlsirat në emisionin e Top Channel, ajo u përgjigj kështu për figurat politike që ju shfaqën në ekran:

Edi Ramën e personifikoi me një byrek me qepë; duke argumentuar që ai duke u kamufluar tek batuta ne komunikim ka sjellë vetëm një ripërsëritje të vjetër të traditës që ja quajnë gjoja avangardë.

Jozefina Topalli, iu kërkua ta personifikonte me një ëmbëlsirë dhe ajo tha: "Një ëmbëlsirë e mirë por me çokollatë të zezë të thellë."

Me cilën ëmbëlsirë personifikonte Lulzim Bashën ajo tha; kek me çokollatë; sepse ka sjellë si unicitet racionalizmin.

Për Sali Berishën u shpreh se si ushqim mund ta personifikonte me një “hard steak”, biftek i “fortë”, siç thonë amerikanet; ose njeri që ka kaluar furtuna të paparashikueshme.

Për eproren e saj te ministra i Integrimit, Majlinda Bregun, Grida Duma, u shpreh se veç protagonizmit ka edhe kurimin ndaj me shkon ne mendje diçka edhe e përpunuar brenda traditës një “panna cotta”.

Për Ervin Salianjin personifikimi ishte një pjate e rendë me garniturë; duke vijuar që ai është personifikim i risisë në politikë,  kombinuar me vendosmërinë ku nuk i mungojnë ngjyrimet.

Për Mimi Kodhelin u shpreh që mund të personifikohej me një Trileçe, diçka e ëmbël mes traditës.

Jorida Tabaku e personifikoi me një "Krem Karamel", një ëmbëlsirë e ëmbël./a.m/NOA.al