Transmetuar më 10-09-2019, 15:50

Dita e Hashures ka mbledhur në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane liderët shqiptarë, krerë të ambasadave, ministra e politikanë.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka vizituar selinë e shenjtë ku është takuar me kryegjyshin botëror Edmond Brahimaj.

Ajo ka publikuar një foto nga ky takim dhe ka përcjellë dhe një mesazh. “Ditët e sakrificave 🌿dhe mundimeve janë ato që na afrojnë tek e vërteta, tek besimi, tek dëshira për ndryshim. 💚 i paçit plotë, sot e kamot 🙏”, shkruan Spiropali në “Facebook”./b.l/noa.al/