Transmetuar më 10-09-2019, 12:29

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë mesditën e sotme në seancën stërvitore të kombëtares shqiptare të futbollit, para ndeshjes së mbrëmjes me Islandën.

Gjatë takimit me futbollistët, ai është ndalur në shqetësimin e lojtarit të ekipit të Tiranës, Andi Lila, i cili ka denoncuar vendimin e ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj sipas tij, për heqjen e pasaportave diplomatike.

Kreu i qeverisë i qetësoi futbollistët, duke mohuar një vendim të tillë.

“Kush ju ka thënë që pasaportat diplomatike do të hiqen?”, iu tha Rama futbollistëve. /a.y/noa.al

Heqja e pasaportave diplomatike për futbollistët e europianit, Vasili: Turp dhe marrëzi