Transmetuar më 10-09-2019, 12:20

Besimtarët bektashinj kremtojnë sot Ditën e Ashures. Në një ceremoni, të zhvilluar në Kryegjyshatën Botërore, besimtarët kanë përkujtuar 72 dëshmorët e rënë në tragjedinë e Qerbelasë.

Në mesazhin e tij, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Baba Mondi, iu është drejtuar dhe politikanëve shqiptarë, duke iu kërkuar t’i afrohen veprës së Imam Hysenit, se do gjejnë në të konceptin e tij për pushtetin, që do të jetë një pushtet në shërbim të popullit.

“U themi politikanëve shqiptarë që t’i afrohen aq sa munden jetës dhe veprës së Imam Hysenit, se do gjejnë në të jo thjesht kuriozitetin historik dhe fetar, por në mënyrë të veçantë konceptin e tij për pushtetin, që do jetë vërtet në shërbim të popullit. Ta meritojnë respektin e popullit dhe jo ta kërkojnë atë përmes kulmeve e premtimeve të pambajtura, çka e çon këtë vend në zgrip të varfërisë”, tha Baba Mondi.

Dita e ashures ka një dëmethënie të veçantë, me gatimin baza e të cilës është gruri. Ajo vjen pas 10 ditësh agjërimi gjatë të cilave përkujtohet sakrifica e besimtarëve bektashinj. E gjithë bota myslimane e kujton këtë ditë si ngjarjen më të dhimbshme në historinë e njerëzimit.

Origjina e festës nis nga Iraku. Në fushën e Qerbelasë, 1400 vjet më parë, ku u masakruan nipi i profetit Muhamed, Imam Hyseni, së bashku me 72 shehid (dëshmorë).

Dita e Ashures njihet si dita e martirizimit të imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë nga një ushtri agresore, së bashku me 72 shokët e tij u martirizua. Dita e Ashures është dita e fundit e Matemit ose agjërimit dhe sakrificës së bektashinjëve./b.l/noa.al/