Transmetuar më 10-09-2019, 11:16

Seriali “Shtëpiake të dëshpëruara” ka mbaruar në vitin 2012, por shumë njerëz vazhdojnë ta duan dhe ta rishohin serialin. Kush mund t’i harrojë Susan-ën, Gabrielle-n, Bree-n dhe Lynette-n?

Megjithatë, ka diçka që nuk e kemi ditur për aktoren Eva Longoria, ose Gabriella, siç njihet në serial.

Për herë të parë ajo ka treguar se ka qenë viktimë e bullizmit gjatë kohës që xhirohej seriali. Ka qenë kolegia dhe mikesha e saj, Felicity Huffman, e cila e ka mbrojtur dhe i ka dalë në krah.

“Ka qenë një periudhë kur isha viktimë e bullizmit nga një person që punonte me mua. I kisha tmerr ditët që më duhet të punoja me të sepse ishin torturuese. Derisa një ditë, Felicity i tha ‘mjaft’ dhe unë shpëtova”,  është shprehur Eva pa rrëfyer emrin e personit që e ka tallur.

Së fundi, është Felicity Huffman që po përballet me akuza për korrupsion në kolegjin e të bijës dhe Eva ka shkruar një letër për t’i dalë në krah mikeshës e cila e ndihmoi të luftonte bullizmin./b.l/noa.al/