Transmetuar më 10-09-2019, 09:40

Një burrë është vënë në prangat e policisë së Cërrikut pas dhunës së ushtruar ndaj gruas së tij dhe kërcënimit me jetë.

46-vjeçari F.A.,banues në Cërrik, në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Dhuna ndaj gruas është ushtruar në mënyrë të vazhdueshme, si dhe e ka kërcënuar me jetë me një armë të ftohtë, bajonetë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ishte gruaja e dhunuar ajo që bëri denoncimin në polici, duke bërë që gjatë kësaj të hëne kryefamiljari të arrestohet.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /a.y/noa.al