Transmetuar më 10-09-2019, 08:39
Foto ilustruese

Një këmbësore ka mbetur e plagosur si pasojë e përplasjes nga një makinë mëngjesin e sotëm, në afërsi të stadiumit “Dinamo” në Tiranë.

Rreth orës 08:20 të kësaj të marte, në rrugën “Sulejman Delvina”, automjeti me drejtuese shtetasen M. Y., ka përplasur një këmbësore.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën A. K., rreth 50 vjeçe e cila u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Sakaq drejtuesja e automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit. /a.y/noa.al