Transmetuar më 10-09-2019, 08:30

Presidenti Ilir Meta reagon një ditë pasi u paraqit në Kuvend në seancën dëgjimore, në komisionin hetimor parlamentar ku diskutohet shkarkimi i tij.

Ai thotë se ishte kënaqësi dje të rikthehej në Kuvend dhe po ashtu të shkëmbente disa mendime dhe kujtime me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ‘91-‘92 dhe ai i PS në ‘92-‘96. Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë”, shkruan Meta.

Këtë qëndrim të tij kreu i shtetit e shoqëron me një fotografi ku shihet duke biseduar me Ruçin, ndërsa në sfond duket Kryeministri Edi Rama, të cilin e thumbon me qëndrimin e tij.

Presidenti po verifikohet nga komisioni hetimor për procedurën e ndjekur nga lidhur me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve 30 qershor. /a.y/noa.al